Entertainment

5 trendet retro të arredimit që do të jenë më të pëlqyerat e 2024-ës

Viti 1980 shenjon edhe epokën e guximit në pjesën e arredimit të brendshëm. Në të gjithë botën, dizajnerët “përqafuan” tonet e forta, sipërfaqet me reliev, mobiliet prej druri dhe gjithë gamën e prurjeve për një dizajn unik dhe të veçantë.

Pesë trende retro duket se janë rikthyer këtë vit për të qëndruar gjatë dhe për të dominuar stilin e ambienteve tuaja të brendshme.

#1 Dizajn minimalist

Aty ku minimalizmi është kampion i dizajnit jo shumë të guximshëm, filozofia e maksimalizmit është e kundërta. Pra, ngjyra të forta, letër murale me motive dhe detaje që bien në sy, tekstura të dallueshme në mobilie etj.

#2 Motivet e luleve

Lulet janë gjithnjë një qasje e rafinuar, sidomos kur vjen puna tek arredimi i brendshëm. Një ambient që duket si i “gjallë”, që të kujton botën natyrale të luleve mes ngjyrave dhe detajeve të materializuara në divane apo perde janë qasja që ju duhet.

#3 Dritare të mëdha prej xhami

Prioritet i stilit të arredimit këtë vit është drita natyrale që futet nga dritaret e mëdha dhe reflektohet në ambientet e brendshme. Sipërfaqet që “preken” nga drita dhe dritaret që janë të pozicionuara në pjesën e kuzhinës dhe lavamanit kthehen në një kënd të veçantë dhe të preferuar të shtëpisë.

#4 Nuancat e tokës

Tonet e kafesë mund të shihen kudo këtë vit, në qilima, mobilie, perde dhe mure. Një ngjyrë e ftohtë, por që jep idenë e kontaktin me botën natyrale dhe toka me nuancat e kafesë është një prej tyre.

#5 Forma rrethore

Përpara se linjat e drejta dhe format këndore të dominojnë në arredimin e brendshëm, bëhuni gati që gjatë 2024-ës të shihni më shumë forma rrethore të aplikuara në ambazhurë, vazo lulesh etj. Linjat e lakuara dhe ato rrethore japin një gjendje relaksi mendore dhe fizike./doramagazine

  • |

Related Articles

Back to top button