Entertainment

Nëse ke lindur në këto vite, 2024 është viti yt!

Horoskopi kinez, ashtu si ai perëndimor, përbëhet nga 12 shenja, ose “shtëpi”. Por në ndryshim, çdo shenjë ka një kohëzgjatje prej 1 viti, jo 1 muaji. Pra, shenjat e horoskopit kinez përcaktohen nga viti i lindjes.

Në Kinë, vitet përllogariten sipas sistemit kohor të Hënës. Viti i Ri Kinez fillon më 1 shkurt dhe ka 12 kafshë të cilave u përgjigjen vite të caktuara. Viti 2024 është viti i Dragoit dhe i përket atyre që kanë lindur në vitet: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024.

Sipas horoskopit kinez, Dragoi përfaqëson autoritetin, prosperitetin dhe fatin e mirë. Ata që kanë lindur në vitin e Dragoit njihen për sjelljen e tyre magjepsëse, personalitetin e veçantë dhe aftësitë e forta drejtuese

Në kulturën kineze, Dragoi zë një vend të rëndësishëm si një krijesë e mbarë dhe e jashtëzakonshme, e pashembullt në talent dhe përsosmëri. Simbolizon fuqinë, fisnikërinë, nderin, fatin dhe suksesin. Rrjedhimisht, viti 2024 parashikohet të sjellë mundësi, ndryshime dhe sfida. Nëse jeni duke kërkuar një ndryshim në jetën tuaj aktuale, ky vit mund të ofrojë një shans të favorshëm.

Nëse jeni kuriozë për shenjën tuaj në horoskopin kinez:

Miu: 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020

Bualli: 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021

Tigri: 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022

Lepuri: 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023

Dragoi: 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024

Gjarpri: 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Kali: 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Dhia: 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Majmuni: 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Gjeli: 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Qeni: 1946, 1958, 1970. 1982, 1994, 2006, 2018

Derri: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019

Related Articles

Back to top button