Entertainment

Princ Leka njofton zyrtarisht ndarjen nga Elia Zaharia

Princ Leka ka njoftuar sot me një deklaratë zyrtare në profilin e tij në Instagram ndarjen nga aktorja Elia Zaharia.

“Përshëndetje miq dhe dashamirës,
Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës se tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavaresisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhenies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë”, shkruhet në foton e parë të postimit.

Më tej në deklaratë theksohet se mirëqenia e vajzës që erdhi në jetë nga marrëdhënia e çiftit është fokusi i të dyve bashkë me përkushtimin për ta bërë të lumtur.

Shënim: LTM – Lartësia e Tij Mbretërore; LSM – Lartësia e Saj Mbretërore

Dyshimet për ndarjen e Princ Leka dhe aktores Elia Zaharia kishin nisur prej kohësh me detajet që zakonisht sinalizojnë ndarjen e personazheve publikë. Prej kohësh, çifti nuk shfaqej më bashkë në evente dhe ngjarje të ndryshme. Së fundmi dolën edhe fjalë për një lidhje të re të princit me një fotografe shqiptare.

Princi Leka u njoh me Elian në vitin 2008. Ata u fejuan në Paris në vitin 2010 dhe u martuan në Tiranë, në Pallatin Mbretëror, më 8 tetor 2016. Ata u bënë prindër të vogëlushes Geraldinë më 22 tetor 2020.

  • |

Related Articles

Back to top button