Entertainment

Nuk është as Sara, as Ledjona! Pas daljes nga BBV Gabriele tregon se për kë nga vajzat kishte pëlqim

Gabriele Mezini tregoi ndjesitë, një ditë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

I ftuar në “Fan Club”, ish-futbollisti u shpreh se mospërfshirja në debate e penalizoi, ndërsa sqaroi raportet me disa nga banoret.

I pyetur për Sara Gjordenin, ish-banori tha se nuk kishte pëlqim, por thjesht komunikim.

“Me aq pak ditë, normal që nuk ishte pëlqim. Dy ditët e para nuk komunikuam fare, por pastaj më erdhi dhe më tha ‘pse më ke inat’. Më tha që kam dhënë emrin tënd te dhoma e rrëfimit (për nominimet), edhe unë i thashë po të njëjtën gjë. Edhe lindi diçka, thjesht për të komunikuar. Që nga mënyra si më erdhi në fillim, mendoj që bënte lojë”.

Ndonëse në ditët e fundit u pa shumë i afërt me Ledjona Xheladinajn, ai u shpreh se ishte vetëm një afrimitet miqësor.

“Mendoj që kishte një afrimitet në mënyrë shoqërore. Ndienim për njëri-tjetrin një lloj besimi”.

Por, Gabriele pranoi se ka një pëlqim për Vesa Smolicën. Opinionistja Ina Kollçaku u shpreh se ka ndjerë një kimi mes Vesës dhe Gabrieles, dhe ky i fundit e pohoi një fakt të tillë.

Ina: Pse nuk guxove më shumë me Vesën

Gabriele: Për faktin se në fillim…

Ina: Unë kam ndjerë një kimi, jam e saktë?

Gabriele: Shumë e saktë je. Nuk e di nga e ke marrë këtë informacion!

Ina: Le të themi që kam nuhatje të mirë

Gabriele: Paske diçka si Meri, që i parashikon këto gjëra. Në fillim m’u duk një karakter i fortë, që e kam shumë qejf dhe përzemër. Shihja që kundërpërgjigjej direkt. Por, më mbrapa, mënyra e sjelljes, mënyra e reagimeve…

Ina: Por edhe ti flirtoje në një mënyrë shumë mashkullore primitive. Do ta tentosh një takim me të kur të dalë nga shtëpia?

Gabriele: Pse jo, mendoj se do të jetë edhe më e lehtë

Related Articles

Back to top button