Entertainment

U martua me një pornostar, kjo grua tregon sesi ndikon puna e të shoqit në jetën e tyre seksuale

Një histori për të cilën jo të gjitha gratë flasin lirshëm dhe pa doreza! Të mendosh, që të shkuarit në shtrat me gratë e tjera është profesion dhe jo vetëm. Një grua e cila u martua me një yll të famshëm të filmave porno ka treguar sesi partneri e ka mësuar që të jetë një bashkëshorte pasionante në shtrat.

Katy Bampton u martua me yllin e filmave porno, Robbie pas vetëm katër muajsh lidhjeje, duke pranuar se fillimisht e kishte tërhequr fiziku dhe puna e tij, por me kalimin e kohës mendësia e saj në lidhje me profilin e punës së partnerit ka ndryshuar plotësisht.

30-vjeçarja mbështet plotësisht punën e pazakontë të burrit të saj, çka përfshin xhirimet e filmave për të rritur, si dhe edukimin e burrave dhe grave sesi të përmirësojnë jetën e tyre seksuale.

“E dija se çfarë bënte Robbie para se ta takoja, sepse e kisha parë në Instagram dhe kjo më zhgënjeu pak,” tha Katy në një intervistë për Seen TV. “Por pasi takova Robbie-n, u njoha me të, jam shumë e lumtur që e kam pjesë të jetës dhe kuptova se sa shumë të përbashkëta kemi si çift”.

“Ne e shijuam puthjen tonë të parë në plazh dhe më pas ai shkoi për të xhiruar skenën në filmat porno dhe kjo më dukej shumë normale,” shpjegoi ajo. Pas martesës vitin e kaluar, Katy tha se mënyra e saj e të menduarit ka ndryshuar. “Mendova se të qenit në një lidhje dhe seksi ishte dashuri, por jam rritur të kuptoj se seksi është një shkëmbim fizik mes dy njerëzve,” shpjegoi ajo.

Marrëdhënia e tyre bazohet në dashuri, ndërsa thonë se kanë shumë plane për të ardhmen. “Robbie dhe unë kemi gjërat tona të veçanta dhe të përbashkëta, ndërsa kur Robbie është me një partnere ose person tjetër, kjo sjell diçka pikante në marrëdhënie”.

Ajo përfundon duke u shprehur se: “Nuk e kisha menduar kurrë se do të martohesha me një yll pornoje, por ja ku jemi. Seksi me të më ka mësuar shumë për veten time dhe nuk kam asnjë pendesë”.

Burimi: New York Post

  • |

Related Articles

Back to top button