Entertainment

Hëna e re në Ujor: Ja ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e re do të ndriçojë qiellin e 9 shkurtit, për të sjellë mundësi fantastike për të rikrijuar veten dhe për të manifestuar dëshirat e tua. Për ata që nuk e dinë, Hëna e re është një shans i artë për të kryer një përvojë të re, për të takuar një person, ose për të blerë diçka që e ke dashur gjithnjë. Kjo ngjarje qiellore të jep mundësinë që të lësh hapësirë për fillime të reja.

Hëna e re do të ndodhë në Ujor dhe sigurisht, do të sjellë ndryshime për çdo shenjë.

Dashi

Do ta trajtosh veten me respekt dhe mirësjellje, ndaj duke e ditur se çfarë do, do të bëhesh pjesë e një komuniteti më të mirë, që të do për atë që je. Mos ndoshta e ke gënjyer pak veten për të mbrojtur të tjerët? Nëse po, është momenti të ndryshosh dhe të vendosësh prioritete e qëllime të tjera.

Demi

Suksesi në aspektin e karrierës po vjen drejt teje, i dashur Dem. Nuk ka shumë gjëra që mund të bësh tani, përpos se të përqafosh ndryshimin dhe të flasësh të vërtetën tënde. Idetë e tua, sado të çmendura dhe të guximshme të jenë, do të pranohen nga të tjerët, ose do të kalojnë me shumë të qeshura. Dil nga zona e rehatisë dhe zbulo botën.

Binjakët

Bëhu ekspert/e në gjëra që shumë të tjerë as nuk e kanë idenë se ekzistojnë. Ti je një shenjë vizionare dhe si e tillë, sjell ndryshime dhe përvoja të reja. Njerëzit, fillimisht, mund të mendojnë se idetë e tua janë përtej mundësive, por ti je një person i revolucioneve të mëdha. Merru me gjërat që të interesojnë dhe mos bëj pas.

Gaforrja

Kjo Hënë e re të gjen të sinkronizuar me ndjesitë e tua. Si një person që ka një intuitë fantastike, do ta dish nëse duhet të shqetësohesh ose jo për një problem që po shfaqet në horizont. Gjatë kësaj Hëne të re, yjet të inkurajojnë që të marrësh vendime të rëndësishme dhe të kuptosh se kur duhet të flasësh dhe të ndërmarrësh veprimet e duhura.

Luani

Mund të surprizohesh kur ta kuptosh se sa shumë njerëz kanë ngjashmëri dhe interesa të njëjta me ty, i dashur Luan. Këta njerëz e bëjnë më speciale jetën tënde dhe ngjallin interesa miqësore ose romantike, ndaj ji më vigjilent që të krijosh lidhje me të ngjashmit e tu.

Virgjëresha

Një qasje e re për shëndetin dhe mirëqenien do të të kaplojë në këtë Hënë të re. Kujdesu për veten, për lëkurën dhe trupin tënd, por mos lër pas dore edhe anën mendore dhe shpirtërore. Këtë muaj do të eksperimentosh me produkte të kujdesit të lëkurës, për të gjetur rutinën që të përshtatet fiks.

Peshorja
 
Askush më mirë se ti nuk e di sa kënaqësi të jep flirtimi me personat e duhur. Luaje lojën sipas rregullave të tua, por ki kujdes gjatë këtij procesi, që të mos lëndosh të tjerët. Çiltërsia dhe joshja jote janë magjepsëse, ndaj ke dy karta kaq të rëndësishme në dorë. Fitoje lojën pa bërë me hile!

Akrepi
 
Një periudhë fantastike për të qëndruar në shtëpi! Mund të marrësh shumë kënaqësi nga hapësira jote dhe të përqendrohesh në interesat dhe pasionet e tua. Nëse një ftesë nuk ta mbush mendjen, refuzoje dhe merr kohë për veten tënde. Një pushim paksa egosit nuk të bën fare dëm, përkundrazi.
 
Shigjetari
 
Si një shenjë mendjehapur do ta kesh shumë të thjeshtë të përshtatesh me këtë ngjarje të rëndësishme qiellor. Do të bëhesh pjesë e një rrugëtimi të ri, ku aftësitë e tua në edukim dhe komunikim do të testohen. Merre me qetësi dhe triumfo!
 
Bricjapi
 
Kjo Hënë e re të gjen një person paksa gjykues, por s’mund të të vëmë faj. Papritur do të përballesh me persona që thonë broçkulla dhe gënjejnë, ndaj do ta kesh pothuaj të pamundur të mos u thuash të vërtetën. Ngjarja qiellore e 9 shkurtit të jep më shumë vetëbesim dhe të bën të mos stepesh ndaj njerëzve që të fyejnë inteligjencën.
 
Ujori
 
Ti njihesh si një person që bën zgjedhje inteligjente, i dashur Ujor. Intuita të ka çuar shumë larg dhe ia vlen të festosh. Sigurisht, nuk je perfekt/e, por fundja, askush nuk është. Gjithçka duhet të bësh është që të jesh autentik/e në dëshirat dhe identitetin tënd. Meditimi, shëtitjet e gjata dhe dushet e gjata do të jenë ritualet e tua të preferuara gjatë këtij muaji.

Peshqit
 
Mendojmë se ti dhe Ujori duhet të bashkoni forcat. Gjej një person që është Ujor (ose mëso nga një person i tillë) dhe sfidoni limitet bashkë. Përkushtimi është i vetmi element që të duhet këtë periudhë, ndaj bëj më të mirën tënde që të shkosh në nivele të reja.

Related Articles

Back to top button