Entertainment

Ish kryeministrja e Zelandës së Re martohet në një ceremoni private luksoze, protestuesit i shkojnë në rezidencë

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka lidhur kurorë me partnerin e saj Clarke Gayford.

Në dasmën luksoze morën pjesë miq e familjarë të çiftit, por edhe politikanë. Ceremonia u mbajt të shtunën pasdite në vreshtin Craggy Range në Havelock North. Fotot zyrtare nga ceremonia u publikuan pas orës 18.00 me orën lokale.

43-vjeçarja Ardern mbante veshur një fustan të bardhë, të bërë nga Juliette Hogan. Fustani ishte shumë i ngjashëm me atë që kishte veshur nëna e saj Laurell, në dasmën që u bë 47 vite më parë.

Drejt altarit e shoqëruar nga babai i saj eci dhe vajza pesëvjeçare e çiftit, Neve. Vogëlushja mbante veshur një fustan që ishte qepur nga copa e fustanit të nusërisë së nënës së saj.

 Edhe pse bëhej fjalë për një ceremoni private, incidentet nuk munguan. Sipas raportimeve, në vendin ku mbahej ceremonia kishte prezencë të shtuar policore për shkak të një numri protestuesish që vijojnë të fajësojnë ish-kryeministren për sëmundjet e lidhura me vaksinën anti-Covid dhe prej karantinës gjatë pandemisë.

Çifti lidhi kurorë thuajse një dekadë nga takimi i tyre i parë, dhe dy vite pas datës që kishin caktuar për martesë pasi planet u prishën nga pandemia.

  • |

Related Articles

Back to top button