Entertainment

“Back To Black”; Pse filmi biografik i Amy Winehouse po zemëron kaq shumë fansat

Është publikuar traileri i parë zyrtar i filmit biografik i Amy Winehouse, “Back To Black” nga “StudioCanal” dhe “Monumental Pictures”, i cili ka shkaktuar shumë zemërim në rrjet.

Reagimet nga fansat e Winehouse nuk ishin aspak pozitive, kritikët kritikuan mungesën e autonomisë së Winehouse mbi përfaqësimin e saj në film, akuzuan producentët e filmit për përfitime nga vitet e trazuara të këngëtares dhe pretenduan se biografia e saj erdhi shumë shpejt.

Filmi me regjisor Sam Taylor-Johnson, paraqet vitet e jetës së Amy Winehouse në Londër, si dhe rrugën e saj drejt famës, e luajtur nga aktorja Marisa Abella.
Përveç Abella-s, në “Back To Black” luan gjithashtu Jack O’Connell si ish-burri i Amy-t, Blake Fielder-Civil, Eddie Marsan si babai i saj Mitch, Juliet Cowan si nëna e saj Janice dhe Leslie Manville si gjyshja e saj Cynthia.

Sipas BBC, filmi ka miratimin e familjes së Amy, përmban shumë nga këngët e saj hit, të regjistruara dhe realizuara nga Abella.

“Zbulimi i një talenti si Marisa Abella është i ngjashëm me gjetjen e pluhurit të arit. Në momentin që ajo pa objektivin në audicionin e saj të parë, e dija se ishte aktorja perfekte për rolin e Amy ëinehouse. Ajo bëri përpjekje të jashtëzakonshme dhe punoi shumë, duke kushtuar vëmendje ndaj çdo detaji dhe duke u praktikuar çdo ditë, me orë të tëra, për të qenë në gjendje të këndojë gjatë gjithë filmit. Ajo nuk e luan Amy-n, Amy jeton brenda saj“, tha regjisori i filmit, Taylor-Johnson.

“Ne jemi të emocionuar që “StudioCanal”, “Focus Features” dhe “Monumental” po bëjnë këtë film, duke festuar trashëgiminë e jashtëzakonshme muzikore të vajzës sonë Amy dhe duke shfaqur talentin e saj në mënyrën që ajo e meriton“, thanë prindërit e Amy ëyvehouse në fund të vitit të kaluar.
Back To Black do të shfaqet në kinematë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë më 12 prill 2024.

  • |

Related Articles

Back to top button