Një listë me pyetje që t’ia dërgosh personit të zemrës, për të kuptuar se sa mirë të njeh
![Një listë me pyetje që t’ia dërgosh personit të zemrës, për të kuptuar se sa mirë të njeh](https://seveneleven.ae/wp-content/uploads/2024/04/31638-nje-liste-me-pyetje-qe-tia-dergosh-personit-te-zemres-per-te-kuptuar-se-sa-mire-te-njeh-780x470.webp)
![](https://doramagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/relationship-check-in-questions-thrivinggoodlife-2-1024x536.webp)
Pyetjet në çift janë gjithnjë një “lojë” interesante, ndaj ja ku po ju japim ca sugjerime, se për çfarë ta pyesni njëri-tjetrin, për të kuptuar se sa mirë e njihni.
Për vajzën:
Cila është kënga që ne si çift do të këndonim në karaoke?
Cila nga bluzat e tua është e preferuara ime?
Cili është talenti im i fshehur?
Kur dhe ku e kemi dhënë puthjen e parë?
Cila është gjëja e parë që ha sapo zgjohem?
Cili është filmi im i preferuar?
Cilat janë 3 gjërat që mbaj gjithnjë me vete?
Në cilën anë të shtratit fle unë?
Cila është aroma ime e preferuar?
Çfarë kisha veshur kur u takuam për herë të parë?
Çfarë hëngrëm/pimë në takimin tonë të parë?
Si e pi unë kafenë?
Cilat janë pushimet tona perfekte?
Kush më frymëzon më shumë?
Në të gjithë botën, cili është vendi im i preferuar?
Masa e reçipetave të mia?
Një situatë që më bën gjithmonë për të qeshur?
Cila ishte përshtypja e parë për mua?
Sa herë më ke parë Instagram-in/rrjetet sociale pa më bërë folloë?
Për djalin:
Cila është dhurata ime e preferuar nga të gjitha dhuratat që më ke bërë?
Cila është ëmbëlsira ime e preferuar?
Nëse të them tani që kam një biletë për një udhëtim, ku do të doje të shkonim?
Cila është skuadra ime e zemrës?
Po lojtari im i preferuar?
Si e kupton ti që unë jam i mërzitur?
Cila është gjëja që të acaron më shumë?
Jam person që do qentë apo macet?
Cila është kënga ime e preferuar?
- |