Entertainment

Bes Kallaku ka disa fjalë mbi deklaratat se ai dhe Xhensila janë ndarë për të shpëtuar pasurinë

Prej disa kohësh po përflitet në media se çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë shpikur një situatë, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë, për të shpëtuar pasurinë.

Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

““Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Ai foli edhe për marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes nga Xhensila. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai, në Vizion Plus.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u martuan disa vite më parë në një dasmë madhëshore, pas më shumë se 10 vitesh lidhje dashurie. Raporti i tyre ka qenë vazhdimisht i komentuar, veçanërisht në vitet e fundit.

Bes Kallaku konfirmoi zyrtarisht ndarjen në një dalje publike në Ferma Vip. Edhe vetë Xhensila e ka konfirmuar ndarjen nga Besi, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ditëlindjen e saj ajo ndau disa foto me dy fëmijët, ku poshtë shkruante se në zemrën e saj ka vend vetëm për Ajkën dhe Amen.

  • |

Related Articles

Back to top button