Entertainment

Nëse ju mund ta keni si të preferuar, francezët po protestojnë për serialin “Emily in Paris”, por përse?

Lily Collins, protagoniste e “Emily in Paris” dhe gjithë stafi i serialit, ndodhen në kryeqytetin francez, teksa kanë nisur xhirimet e sezonit të katërt, sezon ky që pritet ta cojë historinë e vajzës së re amerikane në një tjetër nivel. Megjithatë, nëse fansat e shfaqjes televizive mezi presin ta shohin, banorët e Parisit nuk janë aspak të lumtur me xhirimet dhe “rrëmujën” që shkakton në qytet.

Në fakt, pakënaqësitë ndaj “Emily In Paris” nuk janë aspak dicka e re, teksa mediat franceze prej kohësh i dedikojnë shkrime serialit dhe fenomenit që ka shkaktuar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin “Sindroma Paris”. “Simptomat” e kësaj sindrome, sipas mediave, lidhen me idenë aspak të vërtetë se të jetosh në kryeqytetin francez duhet të kesh një jetë të shtrenjtë dhe po aq të cuditshme se Emily, por jo vetëm kaq. 

“Protesta” në Paris, nga vendasit, ka shkuar deri aty sa kanë realizuar edhe grafiti nëpër disa cepa, me thirrjet: “Emily ik”, pasi për shkak të serialit, turistët shkojnë për të parë vendet ku është xhiruar, jo për atraksionet e vërteta turistike të qytetit. Sigurisht, kjo për vendasit, që janë edhe disi idealistë, është ofenduese dhe tregon për nivelin “e ulët” të turistëve, që nuk e meritojnë as të vijnë në Paris.

Epo, francezët kanë gjithnjë dicka për të protestuar! 

  • |

Related Articles

Back to top button