Entertainment

Sara rrëfen historinë prekëse të jetës së saj: I lutem Zotit të jetoj me vjehrrin dhe vjehrrën dhe t’i shërbej! Kur isha 2 vjeç mami iku…

Sara, Bardhi dhe Rikja në mbrëmje ishin të shtrirë nëpër shtretërit e tyre dhe po bënin muhabet.

E pyetur nga Rikja nëse do pranonte të jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën, ajo i lutet Zotit që të jetojë me ta sepse deri më tani nuk ka pasur një figurë të qëndrueshme prindërore në shtëpi. Për Sarën jetesa me vjehrrin dhe vjehrrën do jetë një gjë shumë e bukur dhe nuk e ka problem dhe as t’i shërbejë.

Rike Roçi: Do jetoje me vjehrrën dhe vjehrrin?

Sara: Uroj, dashtë Zoti që unë të jetoj me vjehrrin dhe vjehrrën sepse nuk kam pasur mamin dhe babin asnjëherë. (Bardhi e përqafon me shumë dashuri). Unë jam tip që kaloj shumë kohë në shtëpi dhe gjithë fëmijërinë time e kam kaluar në një familje shumë të madhe. Pesë daja, tre teze, 19 kushërinj, gjyshi dhe gjyshja, deri në një farë moshe nuk më ka munguar dashuria. Për momentin unë kam gati 12 vite që jetoj vetëm fare. Prandaj kur më flisnin për punët ato unë qeshja. Çfarë po thoni, pse kush mi bën mua? Mami më ka ikur në emigracion që kur kam qenë 2 vjeç, katër vjet nuk e kam parë fare. Figura të qëndrueshme prindërore nuk kam pasur në shtëpi. Prandaj kur ti the për mbesën, mua më kujtohet ajo që më ka rritur. Besoj se do ishte qasja më e madhe që unë do kisha tek figura e familjes nëse unë do jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën. Nuk e kam problem t’i shërbej, unë për të bërë këtë gjë, shkoj tek gjyshi çdo javë sepse marr kënaqësi. Dukem sikur futem në punë, sikur vlej për diçka.

Burimi: Top Channel

  • |

Related Articles

Back to top button