Entertainment

Elia Zaharia reagon për divorcin: “Ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje”

Pas njoftimit zyrtar të Princ Lekës, edhe Elia Zaharia konfirmoi për ndjekësit e saj në Instagram se kanë nisur procedurat e divorcit.

“Miq dhe dashamirës,
Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkërisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!” – shkruan ajo.

“Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!
Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!” përfundon Elia.

Të dy theksuan se mirëqenia e vajzës së tyre mbetet prioriteti kryesor.

Dyshimet për ndarjen e Princ Leka dhe aktores Elia Zaharia kishin nisur prej kohësh me detajet që zakonisht sinalizojnë ndarjen e personazheve publikë. Prej kohësh, çifti nuk shfaqej më bashkë në evente dhe ngjarje të ndryshme. Së fundmi dolën edhe fjalë për një lidhje të re të princit me një fotografe shqiptare.

Princi Leka u njoh me Elian në vitin 2008. Ata u fejuan në Paris në vitin 2010 dhe u martuan në Tiranë, në Pallatin Mbretëror, më 8 tetor 2016. Ata u bënë prindër të vogëlushes Geraldinë më 22 tetor 2020.

  • |

Related Articles

Back to top button